Vazhdojnë dorëheqjet në Bashki,
njerëzit e Bashës me pushime 

Vazhdojnë dorëheqjet në Bashki,<br />njerëzit e Bashës me pushime 
Kanë ngelur vetëm pak ditë para se Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, të bëjë betimin në Këshillin Bashkiak. Ditët e fundit është vënë re se punonjësit në bashki shkojnë më herët në punë se orari zyrtar. “Check-in”, bëhet disa minuta para se të shkojë ora 8:00 e mëngjesit, ndërsa “Check-out”, bëhet pas orës 16:00.

Nga punonjësit e thjeshtë deri tek ata që shërbejnë tek zyrat e komunikimit me qytetarët, të gjithë përpiqen të japin sa më shumë informacion, duke respektuar si oraret por dhe rregulloren e brëndshëme të Bashkisë së Tiranës. Të gjitha ankesat që kanë dorëzuar qytetarët ditët e fundit në bashki, kanë marrë përgjigje në një kohë rekord. Të vetmet lëvizje që vihen re në bashki, janë ato të drejtorëve.

Një pjesë e tyre kanë paraqitur dorëheqjet, ndërsa një pjesë tjetër do të presin ditën e fundit kur të mblidhet Këshilli Bashkiak për ta dhënë ata. Ka edhe një pjesë të drejtorëve që nuk kanë parashikuar të japin dorëheqjen dhe do të presin Kryebashkiakun e ri për të mësuar nëse do të vazhdojnë punë apo jo. Ka dhe nga ata punonjës që vazhdojnë të jenë me pushime, duke mos preferuar që të marrin pjesë ne ceremoninë që do të zhvillohet ditën e betimit të kryetari të ri të bashkisë Erion Veliaj.

Stafi që ka punuar pranë Kryebashkiakut aktual Lulzim Basha, që janë emëruar dhe në strukturat e PD-s ose kanë dhënë dorëhqejen ose janë me pushime. Konkretisht Drejtoresha e Informacionit në bashki dhe këshilltarja e Lulzim Bashës Esmeralda Mulaj ka dhënë dorëheqjen para disa ditësh.

Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës njohu mandatin e Kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe tashmë pritet të vetëm betimi i tij në këshill për të filluar punë si Kryebashkiak. Stafeta nuk pritet të kalohet nga Kryebashkiaku aktual Lulzim Basha, por nga sekretari i përgjithëshëm i bashkisë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje