ANKARA - Në Turqi raportohet nga mediat vendase se incidentet kanë vijuar sërisht gjatë gjithë natës. Protestues anti-qeveritarë u mbodhën në orët e vona të së dielës në afërsi të ambasadës amerikane në kryeqytetin turk, Ankara. Policia kishte rrethuar zonën e ambasadës me automjete të blinduara dhe hodhi çisterna ujë kundër protestuesve të cilët u përpoqën të thyenin bllokadën.
Protestuesit bënë përpjekje të kalojnë në rrugën kryesore duke përdorur lazers, ndërsa forcat speciale të policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata tymi.
Protesta anti-qeveritare kanë vazhduar në të gjithë vendin të dielën, ashtu si qindra e mijëra mbështetës të Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan u mblodhën në një miting madhështor në Stamboll.
Erdogan u tha përkrahësve të tij se këto protesta janë manipuluar nga "terroristë" dhe hodhi poshtë sugjerimet se ai po sillet si një diktator. Dy federata turke e sindikatave thanë të dielën se do të zhvillonin një grevë një-ditore mbarëkombëtare të hënën në shenjë proteste ndaj dëbimit me forcë nga policia e qindra demonstruesve anti-qeveritare nga parku Gezi në Stamboll.
Konfederata e Sindikatave të Punonjësve Publikë (KESK), e cila ka rreth 240 mijë anëtarë , dhe Konfederata e Sindikatave Revolucionare (DISK) njoftoi grevën në një deklaratë të përbashkët. Tre grupe të tjera që përfaqësojnë mjekë, inxhinierë dhe dentistët gjithashtu do të bashkohet me grevën. Një përfaqësues i sindikatës nga Shoqata e Mjekëve tha se vetëm puna e emergjencës do të vazhdojë. Trazirat në Turqi deri më tani ka lënë katër persona të vdekur dhe rreth 5,000 të plagosur, sipas Shoqatës Mjekësore turke.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com