Chris Brown duket se nuk është i gatshëm për t’i dhënë fund dramës për incidentin e fundit me Drake, teksa polemikat mbi rrahjen vazhdojnë. Menaxheri i Chris Brown me anë të një komunikate ka bërë të ditur se ngjarja në VIP ‘clubin’ e natës në New York nuk ishte inicuar nga Brown, duke i hedhur poshtë pohimet se ai i ka dërguar një shishe shampanjë reperit Drake, si gjest provokativ duke e bërë këtë të fundit t’ia kthejë një letër Brownit ku shkruante: “Unë jam duke shkuar me dashurinë e jetës tënde”, si referencë kjo për Rihannën. Përderisa Drake dhe mbështetsit e tij nuk flasin për incidentin, Brown ka sqaruar se ka dashur vetëm të pajtohet me reperin Drake, por se ishte ky i fundit ai që kërkoi përleshjen fizike.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com











