Vazhdojnë negociatat, Ahmeti: Nesër
vendoset për koalicionin në Shkup

Vazhdojnë negociatat, Ahmeti: Nesër<br />vendoset për koalicionin në Shkup
SHKUP-Akoma nuk ka asnjë vendim nga BDI për koalicionin qeverisës, teksa nesër do të jetë ditë vendimtare.
 
Sipas BDI-së në tavolinë janë pesë opsione të cilët duhet të zgjedhin njërin prej tyre.
 
Lideri i BDI-së Ahmeti deklaroi se është duke u analizuar opsionin më të mirë për shqiptarët.
 
"Nuk ka përgjigje ende se me kë do të shkohet në koalicion, po analizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë” theksoi Ahmeti.
 
Ahmeti është shpresa e vetme e Gruevskit për t'iu bashkuar në koalicion, ndërsa nëse nuk e formon qeverinë atëherë do të mandatohet opozitari Zaev.
 
Shqiptarët kërkojnë plotësimin e të gjitha kushteve të deklaratës së përbashkët.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës