Vazhdojnë protestat në SHBA
kundër ndalimit të emigrantëve

Vazhdojnë protestat në SHBA<br />kundër ndalimit të emigrantëve
Mijëra protestues të grumbulluar pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington kanë vazhduar protestat kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, për ndalimin e emigrantëve prej shtatë vendeve myslimane.

Nën thirrjen “Jo urrejtjes, jo frikës, emigrantët janë të mirëseardhur”, protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhri ekzekutiv  i presidentit Trump, ndalonte hyrjen e të gjithë emigrantëve në SHBA për 120 ditë dhe gjithashtu edhe hyrjen e mbajtësve të vizave nga shtetas të Iranit, Libisë, Somalisë,Irakut, Sudanit dhe Jemenit. Të gjitha këto vende mbizotëron popullsia myslimane.

Ndërkohë urdhri ekzekutiv i Trump është pezulluar nga një gjykatë federale në New York dhe Shtëpia  e Bardhë ka deklaruar se do të vazhdojë të mbrojë urdhrin e presidentit për ndalimin e programeve të emigracionit nga ana e SHBA-së.

[gallery]20828[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje