GJERMANI- Niveli i lumit Elba është rritur ndjeshëm nga shirat e rrëmbyer, duke kërcënuar pjesën lindore dhe jugore të Gjermanisë. Më i prekur nga përmbytjet e mëdha është qytetit i Drezdenit ku më shumë se 1000 persona janë evakuaar nga shtëpitë e tyre. Ndërsa sheshi kryesor i qytetit është mbuluar terësisht nga uji.
 
Niveli i lumit ka arritur deri në 8.27 metra, që normalisht prek 2 metra. Qeveria gjermane ka mobilizuar ushtrinë për të ndihmuar në mbrojtjen e disa qyteteve nga përmbytjet.
 
Përmbytjet e mëdha që prekën Austrinë dhe Republikën Çeke përshkruhen si më të këqijat në Europën qëndrore për më shumë se një dekadë.
 
Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ndarë rreth 15 milionë dollarë për përpjekjet e shpëtimit.
 
Autoritetet në Pragë kanë mbyllur disa linja të transportit, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë ngritur barriera për të parandaluar lumin Vltava që të përmbysë zonat historike të kryeqytetit çek.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)