Vazhdon ardhja e muxhahedinëve
numri i tyre arrin në 71

TIRANE -  Mbërrijnë në Shqipëri edhe 16 muxhahedinë, pjesë e marrëveshjes së SHBA-së me Shqipërinë.  Ata kanë ardhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Tiranë, një ditë pas ardhjes së një grupi tjetër prej 14 personash. Kështu, numri i tyre shkon në 71 dhe ata janë vendosur në Qendrën e pritjes së azilantëve në Babrru.

Sipas marrëveshjes, në Shqipëri do të strehohen 210 muxhahedinë, që duhej të kishin ardhur brenda muajit maj. Vetë ata kanë deklaruar se ishin në rrezik gjatë qëndrimit në kampshin Ashraf të Irakut. Numri i personave që kërkonin të largoheshin nga ky kamp ishte 3 mijë, por Shqipëria garantoi azil vetëm për 210 persona, aq sa e lejonin kapacitetet e saj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit