SHKODËR, 3 Korrik.ATSH-Gaspër Marku/- Forcat e policisë së Qarkut Shkodër, vazhdojnë punën në zbatim të detyrave të përcaktuar në Planin e Veprimit Kombëtar të Luftës Kundër Kultivimit të lëndëve narkotike kanabis sattiva, ku nga kontrollet e ushtruara sot në rrethet Pukë dhe Malësi e Madhe, u identifikuan dhe asgjësuan 4 parcela me lëndë narkotike.
Sipas zëdhënësit të shtypit të policisë së qarkut Shkodër, Bardhyl Saliu, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 265 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa u asgjësuan në vendin e quajtur "Pylli i Lagjes Palucaj", Fshati Qafë Mali, Komuna Qafë Mali Pukë. Ndërsa, në vendin e quajtur "Lagjen Shellinë" , Fshati Karmë, Komuna Luf Qerret, Pukë janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 1370 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
Një tjetër vatër e konstatuar me mbjelljen e bimëve narkotike, ishte edhe "Kokpapaj" , në fshati Shkrel, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, ku u gjetë dhe asgjësua një parcelë në të cilën ishin kultivuar 60 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, jane pa pronar të ligjshëm./a.g/
/Shqiptarja.com