Ushtria e Izraelit njoftoi se një sulmues i dyshuar palestinez është vrarë në pikën e kalimit ndërmjet Izraelit dhe Bregut Perëndimor.
Sipas informacioneve të ushtrisë, i dyshuari ishte përpjekur t’i therte pjesëtarët e sigurisë në atë godinë, por ata hapën zjarr kundër sulmuesit.
Kjo dhunë ndodhi derisa sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, filloi takimin me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, me qëllim që të ndalet dhuna, për të cilën ka shqetësime se mund të paralajmëroj kryengritjen e tretë palestineze.
Në deklaratat e shkurtëra për gazetarët para takimit, Kerry dhe Abbas kanë shprehur shpresë se do të gjendet një zgjidhje.
Ky takim u mbajt në Jordani, ku Kerry pritet të takohet edhe me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Dje në Berlin, zoti Kerry është takuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Gjatë disa javëve të kaluara, 10 izraelitë janë vrarë nga sulmet palestineze, shumica prej tyre me therje, ndërsa 49 palestinezë janë vrarë nga të shtënat izraelite.
Autoritetet e Izraelit thonë se prej të vrarëve palestinezë, 28 ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë të shtënave.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25Tetor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com