Operacioni i ushtrisë së Irakut për të rimarrë qytetin e Tikritit nga militantët e Shtetit Islamik ka detyruar rreth 28,000 njerëz që të lënë shtëpitë e tyre, ka bërë të ditur OKB.
Sipas tyre të shpërngulurit që janë kryesisht familjarë, janë drejtuar drejt qytetit Samarra e pikave kufitare më të afërta. Në zonë janë dërguar kamionë me ndihma për banorët e prekur nga ky konflikt.
Operacioni për marrjen e Tikrit, në ditën e katërt të ofensivës, përfshin rreth 30 mijë ushtarë dhe militant shia. Forcat qeveritare të Irakut po përpiqen të rrethojnë luftëtarët e ISIS, por ata janë penguar nga bombat në anë të rrugëve dhe minat e befasishme.
Trupat ushtarake po mbështeten dhe nga avionët e helikopterët irakienë, ndërsa avionët e koalicionit ndërkombëtarë të drejtuar nga SHBA nuk javën përfshirë.
sipas zyrtarëve militantët kanë nisur të djegin naftë për të krijuar tym që të vështirësohet targetimi i tyre nga sulmet ajrore.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com