Vazhdon prej muajsh kriza politike
opozita refuzon ftesën e Jahjagës 

Vazhdon prej muajsh kriza politike<br />opozita refuzon ftesën e Jahjagës 
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë një tjetër inciativë për të ulur partitë politke në tryezën e bisedimeve, një mjet për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Dy partitë e koalicionit qeverisë kanë shprehur gadishmërinë për të marrë pjesë në takimin e së hënës. Isa Mustafa nga LDK dhe Hashim Thaçi nga PDK kanë thënë se do të marrin pjesë, ndërsa tre liderët e opozitës kanë refuzuar takimin.  

Në këtë takim do të marrë pjesë dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delaëie, i cili kohët e fundit ka qenë mjaft kritik me opozitën. Tre partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëeshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të arritur më 25 gusht, lidhur me krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, si dhe marrëveshjen  kufitare me Malin e Zi.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin