Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot tjetër seancë në Hagë

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot tjetër seancë në Hagë

Ish-krerët e UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot (27 maj) do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të enjten (23 maj) dha dëshminë e tij dëshmitari i 66-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

 Ky dëshmitar ishte me masa mbrojtëse dhe dëshmoi për herë të parë.

Gjatë seancës së të enjtes kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se orari i dy seancave pasuese është paksa i pazakontë dhe në njërën prej këtyre planifikohet që të mbahet një diskutim për ecurinë e çështjes.

Smith III ka theksuar se ka mundësi që një gjë e tillë të ndodhë sot gjatë seancës së pasdites.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen prej muaj mars të vitit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj