VD/'Ekonomi hashashi', debati që
solli bojkotin e PD te 'Ekonomia'

VD/'Ekonomi hashashi', debati që<br />solli bojkotin e PD te 'Ekonomia'<br /><br>
Deputetët e PD braktisën punimet e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, pas përplasjes me kryetarin e komisionit, Erion Braçe. Shqiptarja.com ka siguruar videon e momentit të debatit dhe largimit të deputetëve të opozitës.  

Debati lindi gjatë prezantimit të raportit për buxhetin faktit 2016 nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj. Sipas PD, raporti në disa pika bie ndesh me buxhetin faktik të përgatitur nga Ministria e Financave. Edmond Spaho hodhi akuza për qeverinë pasi sipas tij kjo është një ekonomi kriminale dhe vendi është tejmbushur me hashash. Sipas tij këtë e vërtetojnë edhe akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri.

Pas këtyre akuzave, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho është larguar nga komisioni i Ekonomisë dhe menjëherë pas tij edhe deputetët demokratë. Pas largimit të demokratëve, drejtuesi i komisionit Erion Braçe kërkoi që në qendër të debatit të jetë ekonomia dhe jo deklaratat politike. Por pavarësisht largimit të demokratëve, deputetët e LSI nuk lëvizën nga vendi, duke mos iu bashkuar bojkotit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)