Në këtë moment, Rama i kërkon të ketë kujdes se rrezikon ta filmojnë edhe atë (duke thumbuar pas zbulimit të disa SMS-ve të pretenduara mes deputetëve Ervin Salianji dhe Grida Duma).
Pas ngacmimit të Ramës, Berisha i nxjerr një foto në iPad dhe ua drejton mediave ku dukej një foto e kryeministrit, zv/kryeministres Senida Mesi dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e cila është kthyer në meme nga rrjetet sociale.
Batutat e Ramës me Berishën
Rama: O Sali, Sali kujdes se do të filmojnë edhe ty. Aman të keqen kujdes, se ti je i çuditshëm, nga s’futesh.
Berisha: Ja, këtë do shohin.
(Berisha ngre tabletin dhe ua drejton deputetëve, nxjerr një foto të Ramës)
Rama: Sali se ka kamera, do filmojnë edhe ty, mos na hap këto muhabete, po kujdes aman se na morët fytyrën edhe ne të tjerëve.
(Salla e Kuvendit përfshihet nga të qeshurat)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








