VD/ ​SHBA,Trump vijon avazin
shtyn në anë të skenës Melania

VD/ ​SHBA,Trump vijon avazin<br />shtyn në anë të skenës Melania
Gjatë një aktiviteti të Forcave Ajrore të SHBA të Premten, Zonja e Parë Melania Trump me krenari prezantoi burrin e saj në skenë, pa dyshim duke shpresuar për një puthje urimi në faqe.

Në vend të kësaj, ajo u përball me një shtrëngim duarsh të vështirë dhe të ashpër nga Presidenti i cili i tha asaj 'faleminderit' para se ta çonte atë në anën e saj, duke mërmitur: "Ti shkon dhe ulesh tani".

Ndërveprimi i tyre, i konsideruar "i çuditshëm" për një bashkëshort dhe bashkëshorte nga disa, ndodhi në Joint Base Andreës të premten pasdite.

Melania foli me qetësi dhe ngadalë për të falenderuar ushtarakët dhe gratë e Forcave Ajrore, duke i lavdëruar ata për guximin dhe dhembshurinë e tyre dhe duke premtuar se populli amerikan ka besim në aftësitë e tyre.

"Pas dy uraganeve shkatërruese, bota ka dëshmuar kurajon dhe dhembshurinë tuaj dhe ju keni bërë çdo amerikan krenar.Unë e di që flas në emër të tim dhe burrit tim kur ju tregoj se jemi mirënjohës për shërbimin tuaj”, vazhdoi ajo.
 
 Trump, duke vështruar në distancë kur ajo fliste, tha se ishte gati të merrte skenën për veten e tij, e cila u përqendrua në kërcënimin e Koresë së Veriut dhe terrorizmit.
Para se të mund të fillonte, Melania, 47 vjeç, buzëqeshi teksa e prezantoi.

"Dhe tani, është kënaqësi e madhe të prezantoj burrin tim. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump".

Trump afrohet në skenë, duke shtrirë dorën e tij të majtë shumë kohë para se Melania të kishte mundësinë të ofrojë një faqe të saj.
 
"Punë e mirë!" tha ai me zë të lartë, duke tundur dorën e gruas së tij lart e poshtë dhe me një goditje të lehtë në anën e pasme, Trump e udhëhoqi atë në anën e skenës.

Ndërveprimi i çiftit Presidencial ka ngjallur debate të shumta mbi marrdhënien e tyre duke qenë se ky nuk është rasti i parë që Trump sillet në mënyrë të çuditshme ndaj bashkëshortes së tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza