VD/​Shkodrani ia thotë në sy
Spahisë së PD-se:Jozefina njësh

VD/​Shkodrani ia thotë në sy<br />Spahisë së PD-se:Jozefina njësh
Ky është një nga ato momente që cdo kandidat për deputet do të ndihej në siklet dhe nuk do uronte t’i ndodhte më.

Keshtu ndodhi me Bardh Spahinë e PD që e përndjek hija e Topallit nëpër Shkodër.

Teksa kandidati për deputet i PD Bardh Spahia i kërkon votën një qytetari, ky i kthehet me fjalët se Topalli është e pazëvendësueshme në PD dhe se i gjithë kontributi i saj për Shkodrën është hedhur poshtë.

Në fakt, lënia jashtë listave të disa figurave të rëndësishme në PD nga ana e Lulzim Bashës ka shkaktuar pakënaqësi jo vetëm në radhët e demokratëve, por edhe tek qytetarët e ne këtë rast dhe tek tregtarët.
Rasti si në video është më i fundit i regjistruar në Shkodër, ku gjatë një takimi të kandidatëve me qytetarë në Shkodër vihet në dukje lënia jashtë liste e Jozefina Topallit.

Më poshtë biseda e plotë:

Tregtari: Je djali i mirë boll, je djali i kuj je, por Jozefina është njësh, nuk mund të zëvendësohet.

Spahiu: Atë mendojmë, krejt e respektueshme.

Tregtari: Nuk mundet me e zëvendësuar kush, kush e zëvendëson? Po të tëra këto që janë bërë, të tëra këto rrugica dhe rrugë, po Jozefina t’i ka kthyer këto. Mos me pa kenë Jozefina, kishim qenë duke u mbyt lopa në asfalt.

Spahiu: Ashtu e mendojmë dhe ne…

Tregtari: Më falni është personal krejt, unë e kam mbrojt gjithmonë, se e kam mbrojt si shkodrane që ka dhënë për Shkodrën.

Spahiu: Por sigurisht, këtë e them në përgjithësi, jo për Jozefinën apo për Bardhin. Në përgjithësi them, mos me një vend vetëm me një a dy persona.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë