TIRANE - Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe të Tiranës. 

Siç duket edhe në videon e siguruar nga Shqiptarja.com, në segmentin e Unazës te Komuna e Parisit është përmbysur një automjet në rrugë. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti. 

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë. 

aksident tirane
(Makina e përmbysur te Unaza e Madhe)

l.q/Shqiptarja.com