VD/Aktori kërkon të bëhet më shumë
kundër trafikut seksual të fëmijëve

VD/Aktori kërkon të bëhet më shumë<br />kundër trafikut seksual të fëmijëve
Një organizatë e themeluar nga ylli i Hollywood, Ashton Kutcher, ka zbuluar se vetën gjatë 6 muajve të fundit 2000 fëmijë kanë rënë viktima të trafikut seksual.

Gjatë një fjalimi emocionues përballë Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan, Kutcher ka kërkuar që të bëhet më shumë kundër abuzimit te fëmijëve.

39-vjeçari ka themeluar në vitin 2009, së bashku  me ish bashkëshorten e tij organizatën “Thorn: Digital Defenders of Children”, e cila krijon programe kompjuterike për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë fjalës së tij përballë Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, aktori, baba i dy fëmijëve ka zbuluar se e ka ndjekur këtë çështje nga afër.

Si pjesë e punës time kundër trafikut, kam takuar viktima nga Rusia, India, viktima që janë trafikuar nga Meksiko, nga New York dhe nga gjithë SHBA-të. Kam parë gjëra që asnjë njeri nuk duhet t’i shoh kurrë. Kam parë video të fëmijëve në të njëjtën moshë me fëmijët e mi, që po abuzoheshin nga meshkuj amerikan, të cilët kanë qenë turist seksi në Kamboxhia”, është shprehur aktori.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma