VD/Ambasadorja e SHBA në OKB:
Bashkëshorti im,me origjinë shqiptare

VD/Ambasadorja e SHBA në OKB:<br />Bashkëshorti im,me origjinë shqiptare<br>
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e saj, sidomos shqiptarët. Askush nuk e priste dhe as nuk do ta besonte, nëse këtë gjë nuk do ta thoshte vetë ambasadorja.

Ajo ka zbuluar ‘rrënjët’ e saj në Shqipëri, teksa ka pohuar publikisht se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare. Ambasadorja Nikki e bëri këtë deklaratë gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerika në Kosovë, ku ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në OKB dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane.

“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen”, tha Haley, ndërsa videoja është publikuar nga VOA.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike