Artan Kodheli, avokati mbrojtës i Ergys Kolaverit, i akuzuar për atentatin ndaj Gazmir Daçit te burgu i Vaqarrit, pretendon sërish se klienti i tij s'ka lidhje me ngjarjen.
 
Ai ka bërë publike një tjetër video ku Kolaveri është filmuar në zonën e Kodër Kamzës. Siç duket edhe në video, personi me rreth të kuq është Ergys Kolaveri.

Klienti im Ergys Kolaveri ka qenë në Kamëz në momentin kur ka ndodhur atentati në Vaqarr", është qëndrimi i avokatit Kodheli, i cili do t’i paraqesë gjykatës një tjetër provë të fortë që vërteton alibinë e tij.
 
Përveç fotos që publikoi në seancën e masës së sigurisë kur Kolaveri shihej duke pirë kafe në një lokal në Kamëz, avokati do t’i paraqesë gjykatës edhe këtë pamje nga kamerat e sigurisë, ku sipas tij, Ergys Kolaveri paraqitet duke ecur në zonën e Kodër-Kamzës.

Avokati Kodheli është shprehur se do ta apelojë masën e sigurisë për klientin e tij, i cili sipas tij, padrejtësisht akuzohet se i ka bërë atentat shtetasit Gazmir Daci, në burgun e Vaqarrit. 

Ndërkohë, Prokuroria ka një tjetër pretendim. Gjatë seancës kundër Dacit dhe kushëririt të tij, Enea Ceka, prokurori i çështjes paraqiti pamje filmike të automjetit tip furgon në pronësi të Gazmir Dacit i cili ka kaluar pranë burgut të Vaqarrit pasditen kur ndodhir atentati. 
 
Nga atentati me snajper pasditen e 30 qershorit te burgu i Vaqarrit, mbeti i plagosur shtetasi kosovar Lili Dulaj, ndërsa objektivi ishte Gazmir Daci i cili një vit më parë ka vrarë me armë zjarri Valmir Kolaverin

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com