Gjatë mëngjesit të sotëm rreth orës 03:00 një shpërthim i madh ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Athinë , ku 4 persona kanë hedhur një lëndë plasëse dhe kanë qëlluar në drejtim të rojes, por fatmirësisht nuk kanë arritur ta qëllojnë.

Sipas medieve vendase sulmi është kryer me një bomë, e cila ishte e vendour në një çantë dhe është hedhur në hyrjen e gjykatës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sulmuesit janë larguar me një mjet tip furgon, të cilin e kanë djegur më pas.

bomba greqi

Er.K/Shqiptarja.com