VD/Basha kundërpërgjigje Ramës
për ndihmën ekonomike, ja rasti i Hyjries

Kreu i opozitës Lulzim Basha, nëpërmjet historisë me video të një qytetareje që jeton në kushte ekstreme varfërie dhe që sipas Bashës i është hequr ndihma ekonomike, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, që pak më herët kishte publikuar rastin e kundërt, ku një personi me vilë tre katëshe i ishte herqur ndihma në fjalë.

Shkruan Basha në facebook:

Kjo eshte historia e Hyjries 51 vjecare, nje nene kryefamiljare e papune. Djali 12 vjec eshte detyruar te lere shkollen prej varferise. Vajza ka humbur njeren kembe ne aksident dhe jeton ne kushte cnjerezore duke lypur.

Te vetmen te ardhur, ndihmen ekonomike prej 30 mije lekesh ua hoqi Edi Rama.

20 mije familje si kjo e Hyjries jane sot ne meshire te fatit. Edi Rama mashtron sikur i hoqi keto familje per nje grusht abuzuesish, te cilet vete i la ne skemen e ndihmes ekonomike prej 5 vitesh.

E verteta eshte ndryshe: 20 mije familjeve ju eshte hequr buka e femijeve, nderkohe qe vetem per 3 inceneratoret private te Arben Ahmetajt jane planifikuar kete vit plot 2.45 miliarde leke (te reja) nga buxheti i shtetit. Keto para jane baraz me pagesen mesatare vjetore te ndihmes ekonomike per 47 mije familje ne nevoje ekstreme ekonomike.

Video e publikuar nga Lulzim Basha në Facebook

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore