I ftuar në emisionin “Bersaglio Mobile” të drejtuar nga gazetari i njohur Enrico Mentana në kanalin televiziv La7, Silvio Berlusconi iu përgjigj një thumbimi të moderatorit për programin elektoral të qendrës së djathtë me këto fjalë:

 ''A e dini me kë po flisni? Unë jam numri një i sipërmarrësve italianë, dikush që në jetën e tij i ka realizuar të gjitha gjërat e vështira që ka patur si objektiva. Më krahasoni me Di Maion dhe me ata të tjerët?”.

Nesër në Itali pritte të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që e shohin Berlusconin në epërsi në sondazhe për të qeverisur vendin, pavarësisht se ai ëhstë i dnëuar dhe nuk mund të ushtrojë funksione publike.

s.k/Shqiptarja.com