Nëse ti je mysliman dhe e do Amerikën e lirinë, e urren terrorizmin, qëndro këtu dhe na ndihmo të ndërtojmë së bashku të ardhmen, ne të duam ty”, është shprehur Bill Clinton. Kjo mbështetje e tij për muslimanët është përshëndetur nga mijëra përdorues të rrjeteve sociale të cilët e vlerësojnë ish presidentin për fjalët e thëna.

Kjo deklaratë e Clinton ka ardhur në fjalimin që ai mbajti para demokratëve dhe publikut duke kërkuar që Hillary të mbështetet prej tyre dhe të votohet si presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin e 26 korrikut gjatë Konventës Kombëtare Demokrate në Filadelfia, Clinton ka treguar edhe njëherë mbështetjen e tij për të gjithë muslimanët që e duan Amerikën.