Bashkia Lezhë i është bashkuar fushates sensibilizuese të Kryqit të Kuq për dhurimin vullnetar të gjakut. Gjatë ditës së hënë punonjesit e kësaj njesie vendore dhuruan gjak në ndihmë të fëmijeve me talasemi dhe të plagosurve në aksidente, ndërsa nismes ju bashkuan dhe shumë qytetar.
/Shqiptarja.com
Administratorja e Kryqit të Kuq në Lezhë Irma Kola, u shpreh se nevojat për gjak në këtë periudhe janë mjaft të mëdha.
Administratorja e Kryqit te Kuq Lezhe Irma Kola: Të dhurosh gjak për kategoritë në nevojë të këtij lëngu jetësor, do të thotë të dhurosh shpresë, të japësh jetë. Ndaj edhe nisma të tilla shërbejnë për të shpëtuar njerëz si dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shkallë më të lartë mbi domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com












