DUBAI- Përfshihet nga flakët “Kulla e pishtarit” në distriktin e Marinës, hera e dytë brënda dy vjetësh që kjo rezidencë banimi shkrumbohet nga flakët.
Pamjet alarmuese tregojnë flakët që përhapen në “kullën e pishtarit”, 79-katëshe, një ndërtesë banimi e njohur si një nga rekordet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zjarrëfiksit janë duke luftuar me flakët, ndërkohë nga pamjet shihet se si pjesë të djegura bien në tokë nga lartësitë e mëdha.
E njëjta ndërtesë u shkatërrua nga zjarri në vitin 2015 dhe veshja e ndezshme e ndërtesës, e cila ishte e ngjashme me atë të përdorur në Grenfell Tower, u quajt shkaktare për nxitjen e flakëve.
Banorët e tmerruar të Dubait ndanë fotot dhe videot e mbeturinave të zjarrit që bien nga ndërtesa shumëkatëshe.
Zyra e Mediave në Dubai konfirmoi se Mbrojtja Civile po merrej me zjarrin dhe ende nuk është raportuar asnjë i lënduar.
Një zëdhënës tha: 'Skuadra zjarrfikëse nga katër stacione të Mbrojtjes Civile janë vendosur për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të siguruar banorët.
Forcat e policisë raportojnë se nuk është raportuar asnjë viktimë.
[gallery]23360[/gallery]
Kulla e pishtarit është ndërtesa e pestë më e lartë e banimit në botë dhe qëndron në më shumë se 330 metra lartësi.
Ajo u bë ndërtesa më e lartë e banimit në botë në vitin 2011, por humbi rekordin vitin e ardhshëm në "Kulla Princess Princess".
Në shkurt të vitit 2015, qindra banorë u evakuuan nga ndërtesa, pasi u përfshi në flakë në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas ekipeve të mbrojtjes civile në Emiratet e Bashkuara Arabe, zjarri përhapet në mënyrë të pakontrolluar për shkak të paneleve të veshjes të cilat janë shumë të ndezshme, të ngjashme me ato të përdorura në Grenfell Tower.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO