VD/ Elbasan, gruaja: Kreu i PD më ka
rrëmbyer pronën,12 vjet që pres drejtësi

VD/ Elbasan, gruaja: Kreu i PD më ka<br />rrëmbyer pronën,12 vjet që pres drejtësi
Një grua në Elbasan është bërë protagoniste gjatë takimit që Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi me qytetarët e Elbasanit.
 
Zonja Sabire iu bashkua deputetit Balla teksa tregoi përpara banorëve historinë prekëse të vuajtjes së saj dhe të familjes mbi 12 vjet, pas rrëmbimit të pronë që i është bërë nga kreu i PD së Elbasanit.
 
Ajo denoncoi se i kanë përvetësuar pa të drejtë pronën, e cila i ka kaluar në pronësi Aurel Bylykbashit, kreu i PD-së në Elbasan. Zonja tregoi se disponon të gjitha dokumentet ligjore që prona është në emër të saj. Por megjithatë, edhe pse ka vendim gjykate të fituar, sërish nuk ka mundur  të regjistrojë pronën në emër të saj.
 
Drama në familjen e saj arriti kulmin, ku siç tha ajo, i vëllai iu nda nga jeta pikërisht për shkak të stresit dhe depresionit të kësaj drejtësie të munguar.
 
“Kam shkuar në Prokurori gjithandej, korespondenca kam bërë edhe me Prokurorin e Përgjithshëm, bëmë kallëzim penal, por i mbyllin, gjykatat e mbyllin thonë është mbivendosje. Si është mbivendosje, prona është e jona jo e atij, Aurel Bylykbashi, kryetarit të PD. Jemi shumë të stresuar, ka 1 javë që më vdiq vëllai nga stresi.” tregoi zonja Sabire

Në fjalën e tij Balla ta se “e shikoni se sa e rëndësishme është që ne rrugën që kemi nisur ta çojmë përpara.”
 
“12 vjet vëlla e motër në një betejë të paimagjinueshme për të kërkuar pronën e tyre. 12 vjet nëpër gjykata dhe ende gjykata nuk ka dhënë një vendim në favor të drejtësisë. “Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme, këto janë një palë zgjedhje të cilat kanë të bëjnë me ndarjen e historisë së 25 viteve që shkuan kështu me vitet që do vijnë më pas që kanë nevojë për një sistem më të drejtë. Rasti i kësaj nëne është rasti që ne këtu na motivon më shumë për të punuar më fort dhe për të punuar me më shumë motivim siç punuam për reformën në drejtësi për çdo fushë tjetër, për punësimin, mirëqenien për shtetin shqiptarë. Unë dua ta garantoj Sabirenë që sitemi i ri i drejtësisë që po lind pas miratimi të reformës në drejtësi dhe pas kalimit të Vettingut, do jetë një sistem drejtësie që drejtësinë do ja japi atij që i takon dhe jo atij që e paguan” theksoi Balla.
 
Më tej Balla tha se zgjedhjet me 25 Qershor, duhet ti kuptojmë të gjithë që vjen një moment që mund të vihet në rrezik vazhdimi i reforme në drejtësi nëse të gjithë ata që janë kundër reformës në drejtësi mund të ribashkohen përsëri bashkë.
 
“Mos harroni që reforma në drejtësi ka shumë armiq, edhe ata që erdhën e votuan Vettingun javën e kalaur, erdhën në sallë kartonin lart kokën poshtë nga turpi se ndejën tre muaj në çadër vetëm për ta vonuar Vettingun. U betuan takim për takim, britmë pas britme, thirrje pas thirrje, duke thënë, nuk do ta votojmë sepse ky është një plan i gjermanëve dhe i amerikanëve kundër PD. A thua e ka në tefter Gjermania dhe Amerika PD-në për punët e tyre. Ata kanë merakun që Shqipëria t’i bashkohet ashtu siç i takon familjes së madhe europiane dhe se Vettingu është kushti që ne duhet të plotësonim për të hapur negociatat me BE-ne dhe gjithë kjo vonesë që na shkaktoi PD-ja është e pakuptueshme. Por do jetë e pakuptueshme nëse ne më 25 Qershor nuk bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës që timonin e reformave dhe timonin e Shqipërisë sonë ta ketë vetëm PS, sepse në këto 4 vite që shkuan na dhanë të kuptojmë që nuk ecim dot me shpejtëinë dhe cilësinë që duhet.” përfundoi Balla./LEXO.AL

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024