Familjarë dhe të afërm të Aldison Belulaj nga Zharrëza e Fierit kanë ardhur një ditë më parë në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën 21-vjeçares Ariela Murati, e cila u vra mizorisht nga djali i tyre.
Ata kanë shkuar te vendi ku u ndodhi krimi i rëndë dhe kanë vendosur buqeta e kurora me lule në shenjë respekti dhe ngushëllimi për familjarët dhe të afërmit e studentes 21-vjeçare.
/Shqiptarja.com
Ata kanë shkuar te vendi ku u ndodhi krimi i rëndë dhe kanë vendosur buqeta e kurora me lule në shenjë respekti dhe ngushëllimi për familjarët dhe të afërmit e studentes 21-vjeçare.
Meqenëse ata nuk u pranuan në varrimin e vajzës, vendosën të vinin në Tiranë në shenjë respekti. Në një korrnizë familjarët e Aldisonit lanë dhe një mesazh për të ndjerën. “Ariela Murati. Shpirti jot u preftë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familja Belulaj”, ishin fjalët e tyre.


(Familjarët e Belulajt gjatë homazheve për Arielën)
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com









