VD/Fermerja shpërthen në lot
fjalimi që “tronditi” KuvendinVajza me diplomë në “La Sapienza” që u bë fermere 

VD/Fermerja shpërthen në lot<br />fjalimi që “tronditi” KuvendinVajza me diplomë në “La Sapienza” që u bë fermere 
Gjatë sesionit përmbyllës të Parlamentit të Parë Rural në Kuvend nuk kanë munguar dhe momentet prekëse.

Ka qenë e reja nga Mirdita, Rigerta Loku, e cila ka shpërthyer në lot, gjatë fjalës së saj para të pranishmëve.

Ajo ka mbajtur një fjalim emocionues, teksa ka bërë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje fshatit, pasi sipas saj, pa fshatin nuk mund të ketë jetë as në qytet.

“Fshati ka nevojë të rilindet. Informacioni është bazë e zhvillimit. Le të vishemi bukur sa të duam, por pa fshat nuk ka qytet të zhvilluar. Po nuk na zhvilluat ne, ju nuk keni si të zhvilloheni. Nga Mirdita ime zhvillohet Tirana juaj dhe jo e kundërta.

Se çfarë do të bëhet, do ta shohim në vijim, unë jam aty dhe pres. Ne në fshat punojmë me dorën e djathtë, zemra na rreh në të majtë, kurse trurin e kemi në qendër.

Ta mbështesim fermerin e ri që me shumë vështirësi çon përpara fermën, ta mbështesim fshatarin, që ndoshta nuk ka dashur ta braktisë fshatin. Ejani ta shikoni fshatin, nuk ka vend ku hahet më mirë. Në doni bukë e zemër të bardhë, ejani në fshat. Jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim, nuk kërkojmë asgjë tjetër”, tha ndër të tjera ajo. 

Gjatë fjalës së saj, vajza mirditore, e cila kishte studiuar në Itali për Shkenca Politike dhe ishte kthyer në vendin e saj për t'u marrë me blegtori dhe bujqësi, është ndërprerë disa herë nga të pranishmit, të cilët e kanë duartrokitur pareshtur.

Kush është Rigerta Loku, ish-studentja e “La Sapienza” që u bë fermere në Mirditë
Studioi për shkenca politike në universitetin prestigjioz të “La Sapienza” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare, por prapë u përball me papunësinë. Rigerta Loku u kthye në vendlindjen e saj në Rubik të Mirditës me dy diploma në duar, por asnjëra prej saj nuk i siguroi vajzës një punë.

Duke iu shfaqur përpara e papërfytyrueshmja, Rigerta gjeti “ngushëllim” te bujqësia dhe blegtoria, duke ndërtuar dhe një fermë në fshatin e saj. Të gjitha këto Rigerta i tha sot përmes lotëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, duke iu treguar mbarë shqiptarëve të shkuarën e saj të vështirë, pavarësisht se i kushtoi vite të tëra shkollës e studimeve. 

Sot, fermerja sfidoi hapur politikanët me fjalimin e saj prekës dhe emocionues, që u duartrokit nga gjithë të pranishmit. Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në seancat plenare, ku na shfaqen vetëm debate, fyerje e sherre mes deputetëve, sot Kuvendi mori një pamje tjetër, prej tij u dha një mesazh, që preku shumicën e shqiptarëve.

Rigerta Loku foli për fshatin dhe rëndësinë e tij, duke thënë nga foltorja e Kuvendit se pa fshat nuk mund të ketë qytet, se pa Mirditën e saj nuk mund të jetë as Tirana e tyre. 
Kjo ishte një thirrje për ndihmë për të gjithë ata shqiptarë, që jetojnë nëpër fshatrat e vendit, të harruar nga politika, thirrje që kjo e fundit të kthejë sytë nga kjo pjesë kaq e rëndësishme për zhvillimin e vendit. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025