VD/ Fjalimi i Berishës për dashuri
e xhelozi, merr duartrokitjet e PS

VD/ Fjalimi i Berishës për dashuri<br />e xhelozi, merr duartrokitjet e PS
Në seancën e sotme parlamentare, edhe pse ishte parashikuar për votimin e rendit të ditës, nuk kanë munguar replikat mes të pranishmëve në sallë.

Pjesë e këtyre replikave u bënë deputetët e PD Arstit Patozi, Edi Paloka, kryeministri Rama me Ben Blushit.

Ajo që  ra në sy, ishte bashkimi i Ramës dhe Palokës të cilët dolën kundër kreut të LIBRA.

Por kundërpërgjigja që erdhi nga ish- kryeministri Berisha i ka “shkrirë” së qeshuri të gjithë deputetët në sallën e Kuvendit.  Shqiptarja.com ju sjell foto dhe video nga momenti i fjalimit të Berishës dhe të qeshurave që ai shkaktoi. 

"Nuk do të komentojë marrëveshje, se jam shprehur se ajo është një ëin ëin story, por do të them vetëm dy fjalë. Jam mjek dhe nuk më shqit asgjë mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Konstatoj një shpërthim xhelozie të papaërmbajtur. Xhelozia është sentimenti që lind në dashuri, i cili është nga personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër. Njerëz me ndjenja jemi ne. Më përmallove kur recitove Nolit, ka filluar të të duket vetja Nol. Mos harro asnjë herë dashuria lind xherlon, xhelozia shkatërron xhelozinë, se qëllimi yt është të kthehet aty nga dolët", u shpreh Berisha. 

[gallery]22390[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat