VD/Greqi, i pakënaqur me vendimin
qëllon me armë pranë Gjykatës

VD/Greqi, i pakënaqur me vendimin<br />qëllon me armë pranë Gjykatës
ATHINE - Një person ka alarmuar policinë greke mesditën e kësaj të premte kur qëlloi me armë në transmetim, live pas një seance gjyqësore në Gjykatën e Athinës. 

Ai ka qëlluar disa herë në ajër gjatë kohës kur po jepte intervistë për mediat, ndërsa ka shkaktuar jo pak frikë dhe panik te kalimtarët, por nuk ka pasur asnjë të lënduar. 

Mediat greke bëjnë të ditur se autori ndodhej në gjykatë dhe më pas ka dalë për të folur përpara mediave, ku ka shprehur rezerva për vendimin e gjyqtarëve, ndërsa në shenjë proteste ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër. 

Nuk dihet ende nëse ai ka marrë pjesë në seancën gjyqësore i armatosur, apo e ka marrë armën pas daljes nga Gjykata e Athinës. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie