VD/Greqi, Presidenti i PAOK hyn në
fushë i armatosur, kërcënon arbitrin

VD/Greqi, Presidenti i PAOK hyn në<br />fushë i armatosur, kërcënon arbitrin<br /><br>
SELANIK - Ndeshja ndërmjet PAOK-ut dhe AEK-ut është shtyrë, pasi në fushë shpërtheu një sherr masiv.

Gjithçka nisi pasi PAOK shënoi në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Varela dhe arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Kaq mjaftoi që lojtarët e PAOK-ut të fillon me protestat ndaj arbitrit, teksa AEK-u tërhoqi lojtarët nga fusha.

Kulmi arritur kur në fushë u fut edhe presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis, i cili sulmoi gjyqtarin për golin, teksa kishte një armë në brez. Tensioni ishte prezent në këtë takim, pasi gjatë 87’ minutave të luajtur arbitri nxori 9 kartona të verdhë. 



Incidente janë shënuar edhe në stadium ku tifozët vendas kanë kontestuar vendimet e arbitrit duke ndezur fishekzjarre, tymuese dhe flakadanë. 

[gallery]25785[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament