Ky është momenti tronditës kur një grua e ka përdorur një vogëlushe si ombrellë gjatë një shtrëngate shiu, duke shkaktuar shumë indinjim në rrjetet sociale.

Në videon e bërë gjatë natës, gruaja në fjalë, e veshur me pantallona të shkurtra dhe fanellë duket që e mban vajzën e vogël mbi kokën e saj teksa ajo vrapon drejt një makine në një parking jashtë një qendre tregtare, që mendohet se është në Baton Rouge të Luizanës në SHBA.

Ajo më pas u rikthyer drejt dyqaneve, duke vazhduar ta mbante mbi krye fëmijën  gjorë, për të mos u lagur vetë nga shiu.

Video nga momentet shokuese

s.k/Shqiptarja.com