VD/ Indi,104 satelitë lëshohen në
hapësirë  me një hedhje të vetme

VD/ Indi,104 satelitë lëshohen në<br />hapësirë  me një hedhje të vetme
Industria hapësinore në Indi shënon një rekord botëror duke lëshuar në hapësirë me një hedhje të vetme rreth 104 satelitë të vegjël.

Kjo është një arritje e madhe për Orgazizatën e kërkimrve indiane  e cila tri vite më parë tronditi komunitetin ndërkombëtar të hapsirës duke dërguar në Mars misione me një kosto shumë të ulët.

Edhe shoqëri të tjerë u përpoqën të bënin të njëjtën gjë.

Lëshimi i tyre u bë nga Qendra Hapësinore “Sriharikota” në Jug të Indisë, ndërsa të gjithë  satelitët 101 të tilë, me përjashtim të 3 prej tyre, ishin nga vende të huaja, shumica prej të cilave nga Shtetet e Bashkuara.

Nga 104 satelitët e vegjël, 96 i përkisnin Shteteve të Bashkuara, ndërsa mes të huajve të tjerë janë edhe ato të Izraelit, Kazakistanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Zvicrës dhe Holandës.

Një sasi e konsiderueshme e satelitëve kanë aftësi fotografimi të Tokës një satelit indian kartografie, besohet se ka aftësi të fiksojë pamje me cilësi të lartë ndodhet gjithashtu në bord.

Prej kohësh India ka shfaqur ambicie të mëdha sa i përket industrisë hapësinore.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri