Pasditen e djeshme kapiteni Gabriele Orlandi ka humbur jetën pasi avioni të cilin pilotonte ka rënë në det gjatë një "air show" përgjatë lungomares së Terraciono.
 
Trupi i pajetë i kapitenit 36-vjeçar është gjetur ditën e sotme nga mjetet e ndërhyrjes së shpejtë.
 
Avioni, tip Typhoon, po performonte në qiell kur papritur ra në det dhe mijëra persona kanë ndjekur këtë skenë që rezultoi tragjike për kapitenin Orlandi.
 
Në mesin e publikut ishin prindërit dhe e dashura e 36-vjeçarit, të cilët humbën ndjenjat dhe u dërguan me urgjencë në spital.
 
Sipas dëshmitarëve piloti nuk është hedhur me parashut, ashtu siç ndodh në rastet e avarive të avionëve.
 
Reparti eksperimetal i Aeronautikës ushtarake italiane, pjesë e të cilit ishte edhe piloti Orlandi, ende nuk kanë zbuluar shkaqet e rrëzimit të avionit, i cili i mori jetën 36-vjeçarit.

[gallery]24024[/gallery]
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com