Tre të rinj shqiptarë të cilët akuzohen se kanë plagosur me thikë dy të mitur po shqiptarë në Bolonja janë arrestuar. Ngjarja është filmuar plotësisht nga kamerat e sheshit “Del Nettuno”, ku tre shqiptarët kanë qëlluar disa herë me thikë të miturit shqiptar.

Dy nga autorët e këtij sulmi janë arrestuar nga policia pak kohë pas ngjarjes, ndërkohë që autori i tretë u prangos në aeroportin e Milanos, duke u përpjekur të udhëtonte drejt Shqipërisë. Dy prej shqiptarëve të arrestuar ishin të njohur për policinë italiane, ndërkohë identiteti i tre shtetasve shqiptarë nuk është bërë i ditur.

d.b/shqiptarja.com