Policia italiane ka arrestuar 30-vjeçarin Alessandro Greco i cili tentoi të plagoste me thikë një shpërndarës droge shqiptar. Kjo tentativë ka dështuar por nga sulmi ka mbetur e plagosur rëndë rumunja 25-vjeçare që është e dashur e shqiptarit.

Videoja e publikuar nga mediat italiane evidenton qartë momentin kur italiani i cili dyshohet se është një nga klientët e shqiptarit godet rumunen që përfundon e gjakosur në dysheme.
 
Sipas hetimeve të para shkak i konfliktit midis shqiptarit dhe klientit Italian është pikërisht një mosamrrëveshje midis tyre për çështje parash.

alesandro
Alessandro Greco

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com