Jennifer Lopez i ka organizuar një festë surpzizë për ditëlindje kushërirës së saj, Tiana Rios.

Pjesë e surprizës së këngëtares ka qenë edhe futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo. Ajo ka ftuar futbollistin e Real Madridit, Crisitano Ronaldon që ta takojë Riosin, e cila është një fanse e madhe e futbollistit portugez.
 
Natyrisht, futbollisti nuk ka mundur ta refuzojë këngëtaren dhe ka pranuar ta takojë Riosin, e cila mbeti pa fjalë me surprizën e JLo.