VD/ Juncker përshëndet Bushatin si
ushtarak dhe i puth dorën Vlahutin

VD/ Juncker përshëndet Bushatin si<br />ushtarak dhe i puth dorën Vlahutin<br>
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn u pritën pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm Bushati. Në një status në Tëitter, Bushati shkruante se “Moti është i stuhishëm, por mirëseardhje e ngrohtë në Shqipëri për Juncker dhe Hahn. 2018 është një dritare e vërtetë e mundësisë për Shqipërinë që të përparojë në rrugën drejt BE-së”.

Më pas dy zyrtarët e lartë të KE u drejtuan për në kryeministri ku u pritën nga Rama. Juncker dhe Hahn ishin të shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin, e cila është sulmuar shumë nga opozita. Në Kryeministri kanë tërhequr vëmendjen dy veprime të Presidentit të Komisionit Europian, përshëndetja e Bushatit si ushtarak, ndërsa i ka puthur dorën ambasadores Vlahutin.

Juncker dhe Hahn do të qëndrojë në Shqipëri deri mesditën e së hënës, ndërsa do të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Ata do të vendosin theksin gjatë vizitës në Shqipëri te zbatimi i reformës në drejtësi në prag të rekomandimet të hapjes së negociatave, që pritet të marrë dritën jeshile në qershor.

Johannes Hahn
Jean-Claude Juncker i puth dorën ambasadores se BE ne Tirane, Vlahutin

bushati
Juncker duke pershendetur Bushatin si ushtarak

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë