VD/ Kanada, sulm me armë në
xhami, 6 viktima, 2 në pranga
Autori thirri "Allahu Ekber"
Trudeau: Sulm terrorist

VD/ Kanada, sulm me armë në<br />xhami, 6 viktima, 2 në pranga<br />Autori thirri Trudeau: Sulm terrorist">
KANADA- Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur  si pasojë e një sulmi më armë në një xhami në Quebec.

Dyshohet se kanë qenë tre persona që kanë hapur zjarr mbi dhjetëra besimtarë që ishin mbledhur në xhami për lutjen e mbrëmjes.

Policia ka konfirmuar se dy prej autorëve të dyshuar janë vënë në pranga e ndërsa bëjnë me dije se janë rritur masat e sigurisë në vend. 

Sipas imamit të kësaj xhamie, Mohamed Yangui viktimat janë të gjithë meshkujt të moshës 30- 70 vjeç pasi  sulmuesit hynë në katin e parë të ndërtesës, ku ishin mbledhur për të kryer lutjen e mbrëmjes meshkujt, e ndërsa gratë dhe fëmijët ishin në një pjesë tjetër të xhamisë. 

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryeministri kanadez Trudeau  e ka cilësuar si një sulm terrorist ndaj myslimanëve.

 "Sot kanadezët janë duke mbajtur zi pasi kanë humbur jetën disa besimtarë si pasojë e një sulmi frikacak në një xhami në Quebec. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Muslimanët kanadezë janë një pjesë e rëndësishme e jona, dhe këto akte pa zemër nuk kanë vend në komunitetet tona, qytetet dhe vendet. Diversiteti është forca jonë dhe toleranca fetare është një vlerë që si kanadezë , ne e kemi dashur ​ ", ka komentuar në Twitter Trudeau.

Dëshmitarët
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se kanë qenë tre persona që kanë hapur zjarr mbrëmjen e djeshme në Kanada.  Sipas tyre autorët ishin të maskuar, dhe një prej tyre ka thërritur "Allahu Ekber" . Dyshohet se autorët e sulmi kanë qenë kanadezë pasi sipas personave të pranishëm në vendngjarje, sulmuesi i cili thirri   "Allahu Ekber" e tha atë me theks kanadez. Të pranishëm në xhami për lutjen e mbrëmjen kanë qenë rreth 50 persona. 

[gallery]20823[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje