KAPSHTICË-Një 61-vjeçar në Kapshticë është arrestuar pasi iu gjet në makinë 26,3 kilogramë kanabis.
  
Idris Mani, banues në Shkodër që drejtonte automjetin tip “Benz ML” me targa AA211NY u arrestua gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë.
 
Droga e cila ishte mbështjellë në 5 pako u gjet në një vend të modifikuar në pjesën e tavanit. 
 
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion shtetin Grek.
 
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

[gallery]20874[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com