VD/Kryeministri Rama zbardh detajet
nga darka në Bruksel me Mogherinin

VD/Kryeministri Rama zbardh detajet<br />nga darka në Bruksel me Mogherinin
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ftoi për një darkë pune në Bruksel, gjashtë kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Para këtij takimi janë mbajtur takime bilaterale të Mogherinit dhe krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi bilateral që ka zhvilluar me shefen e diplomacise se jashtme të BE-së.

“Kjo ishte një darkë informale për të diskutuar mbi takimin e ardhshëm në Tireste mbi prespektivat e vendeve të Ballkanit Perendimor duke diskutuar hapur edhe cështjet që kanë interes reciprok dhe duhet të shihen si të tilla.

Nuk kemi biseduar për çështje të brendshme thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë evropiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe KE që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave me BE.

Ajo që mund të them është se ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë për këtë ka qenë vetingu, fillimi i zbatimit të tij që shpresoj mos të ndeshë me probleme të paprtira do jetë për ne një arsye shumë e fortë që qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dale nga zgjedhjet te kerkojne hapjen e negociatave dhe do e bejme kete me force, ne kuptimin e nje zeri te unifikuar dhe pastaj nuk i kemi te gjitha ne dore, se Evropa ne keto momente eshte ajo qe eshte dhe nuk eshte me e mira qe do donim te ishte”,
tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë