VD/La Liga, Barcelona shkatërron 
Realin në 'Bernabeu', + 14 pikë

VD/La Liga, Barcelona shkatërron <br />Realin në 'Bernabeu', + 14 pikë<br>
La Liga vishet me ngjyrat blaugrana dhe pak rëndësi ka nëse jemi vetëm në Krishtlindje pasi Barcelona po ecën me hap galopant drejt titullit kampion. Barcelona ka fituar “El Clasicon” në “Santiago Bernabeu” duke shtypur Real Madrid me rezultatin 3-0.

Skuadra e Zidane pëson një goditje të rëndë pavarësisht se në fraksionin e parë i shkoi shumë pranë golit me disa raste dhe një shtyllë të goditur nga Benzema. Ndërsa pjesa e dytë ishte e gjitha për katalanasit dhe u shënuan të tre golat. Të parin e shënoi Luis Suarez në minutën e 54-të.

Barca ndërpret një aksion të Realit dhe kroatin Rakitiç nuk e ndal askush ai pason për Sergi Roberto që servir për Suarez i cili e ka një lojë fëmijësh të mposhtë Navas dhe i jep miqve avantazhin. Reali vuan goditjen ndërsa Barça nuk kënaqet. Në minutën e 63-të një aksion i blaugranëve mund të ndalet vetëm me dorë nga Carvajal që bën rolin e portierit. Arbitri jep penallti dhe karton të kuq për mbrojtësin madrilen ndërsa nga njëmbëdhjetë metrat Leo Messi nuk gabon.

Argjentinasi shënon golin numër 25 në “El Clasico” dhe të 54-tin për vitin 2017-të. Reali i Zidane përpiqet të rihapë takimin por Ter Stegen e mban portën të paprekur dhe në kohën shtesë Aleix Vidal shënon edhe golin e tretë. Barcelona fiton 3-0 në Bernabeu ndaj Realit dhe shpallet kampione e dimrit. 45 pikë Barca në vend të parë 31 Real Madrid, 14 pikë është diferenca por madrilenët kanë një ndeshje për të rekuperuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal