VD/“Hajde këtu bir k****”, babai
sulmon pedofilin në SHBA

VD/“Hajde këtu bir k****”, babai<br />sulmon pedofilin në SHBA<br>
Një baba, tre vajzat e të cilit u ngacmuan seksualisht nga Larry Nassar u përpoq ta sulmonte doktorin pedofil në  një sallë gjyqi në Miçigan të SHBA-ve të premten.

Randall Margraves qëndroi në podium teksa dy prej vajzave të tij po lexonin deklaratën e tyre të pasojave si viktima në Gjykatën e Kontesë së Eaton, dhe kur vajzat kishin përfunduar ai i kërkoi gjyqtares Janice Cunningham nëse mund të qëndronte pesë minuta vetëm në një dhome me “këtë djall”.

Pasi ajo ja refuzoi kërkesën ai kërkoi që të qëndronte vetëm një minutë me ngacmuesin seksual të të miturave që tashmë është i burgosur, por edhe kjo kërkesë iu refuzua nga gjyqtarja.

Në këtë pikë ai vërshoi me furi drejt tryezës ku ndodhej i pandehuri dhe ngriti njëirn krah përpara se agjentët e sigurisë ta mbërthenin dhe ta shtrinin përdhe.

Avokati mbrojtës i Nassar-it, u kthye në mburojë për këtë të fundit për ta mbrojtur nga babai inatosur, i cili në dukje ishte dy herë më i madh se sa ish-doktori i ekipit olimpik të gjimnastikës amerikane.

'Më jepni një minutë me këtë bastard,' tha Margraves teksa e mbërthyen përdhe.

'Hajde këtu more bir k****.”

[gallery]25465[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030