Video, e cila u shfaq fillimisht në një kanal në arabisht në YouTube i quajtur IDLIB+, tregon milicët e armatosur duke avancuar në drejtim të pozicionit të pilotit. Peizazhi duket se përkon me atë të një video të mëparshme ku milicët ishin duke festuar me trupin e vdekur të pilotit.
Teksa milicët po rrethonin pilotin, dëgjohet zëri i një burri të ulërasë në rusisht “Kjo është për ju çuna!”. Menjëherë më pas dëgjohet një shpërthim dhe një shtëllungë tymi shihet të ngrihet nga prapa shkëmbit. Nuk është e qartë mbeti i vrarë apo i plagosur ndonjë prej milicëve nga shpërthimi.
Më herët, ministria ruse e Mbrojtjes, konfirmoi se piloti, i identifikuar nga burime jozyrtare si majori Major Roman Filipov, u vra “gjatë luftimeve me terroristët.” Avioni luftarak i Filipovit, i tipit Su-25, u rrëzua në provincën e Idlibit në Siri të shtunën. Filipovi arriti t’i mbijetonte rrëzimit duke u hedhur me parashutë nga avioni, por më pas u vra duke luftuar terroristët në terren.
s.k/Shqiptarja.com











