Ky është momenti prekës kur zjarrfikësit rikthejnë në jetë macen e një gruaje duke i dhënë oksigjen dhe duke i bërë masazhin e zemrës, pasi kishte ngecur brenda një ndërtese që kishte marrë flakë.
/Shqiptarja.com
Macja e vogël ishte krijesa e fundit që u gjet e gjallë në ndërtesën e qytetit të Volgograd, në jug-perëndim të Rusisë, ku ekipet e fikjes së zjarrit luftuan me flakët katër orë për ta izoluar përhapjen e tyre.
Felini u gjet pa ndjenja në një korridor dhe trupi i tij që dukej pa jetë u transportua jashtë në krahët e zjarrfikësve.
Megjithatë, pasi një zjarrfikës i fërkoi kraharorin dhe hapi valvulën e një mbajtëse oksigjeni pranë gojës së saj, kafsha e vogël nisi të përmendej.
Pamje nga shpëtimi human dhe heroik
s.k/Shqiptarja.com












