VD/Mbeti jashtë Kuvendit,ja me
çfarë merret ish-deputeti i PDIU

VD/Mbeti jashtë Kuvendit,ja me<br />çfarë merret ish-deputeti i PDIU<br>
Tahir Muhedini ishte një ndër ligjvënësit shqiptar që mbeti jashtë Parlamentit në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Pamundësia për të qenë pjesë e Parlamentit duket se e ka larguar paksa ish-deputetin nga jeta politike.

Muhedini është shkëputur nga realiteti i hidhur politik, i mbushur me përplasje, akuza e debate të forta mes palëve për drogën e krimin. Ish-deputeti i PDIU duket se ka shkuar në një vend të largët, aty ku jetojnë kafshët e egra, duke marrë një ‘mision fisnik’, zbutjen e tyre.

“Duke punuar për zbutjen e kafshëve të Egra!”, shkruan ish-deputeti në ‘Facebook”. Ndërkohë, ai ka postuar disa foto dhe video, ku shfaqet në mes të dy tigrave. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf