Video dramatike tregon se njerëzit përpiqen me dëshpërim për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve para se njëri prej tyre të dëgjohet duke qarë kur i afrohet shpëtimtarvëve, duke kërkuar ndihmë.
Një tjetër njeri pastaj kërcen pas një muri dhe fillon të gërmojë nën ndërtesën e rrënuar në Mexico City.
Ndërkohë një vazjë tjetër nxirret e gjallë nga shpëtuesit.
Vajza dhe dy fëmijët e tjerë u gjetën nga shpëtuesit në rrënojat e shkollës Enrique Rebsamen në një zonë jugore të kryeqytetit.
Orë më vonë, ekuipazhi ende po punonin për ta liruar atë, pasi imazhet e përpjekjeve për shpëtim u transmetuan në ekranet televizive në mbarë vendin.
Në një moment, punëtorët ulën një mikrofon të ndjeshëm brenda rrënojave për të kontrolluar ndonjë zhurmë ose lëvizje.