Gjatë Kongresit të Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë Angela Merkel zbuloi kamerën 360°.
 
Ndërsa ishte e pranishme në konferencën për shtyp kancelaria ka ndërprerë fjalimin dhe e habitur ka pyetur se çfarë është ajo pajisje e çuditshme.
 
“Çfarë është ky aparat? A mund të më japë dikush ndihmë teknike? Dhe çfarë bën kjo, rrotullohet?” ka pyetur kancelaria. “Një kamera 360°”,  iu përgjigjën.
 
Pasi mori të gjitha përgjigjet e nevojshme Merkel u habit edhe më tepër kur zbuloi kjo pajisje ishte pikërisht e CDU, situatë kjo që shkaktoi të qeshura të shumta në sallë.