VD/Momentet e tmerrit nga tërmeti
që u mori jetën mbi 400 njerëzve në Irak

VD/Momentet e tmerrit nga tërmeti<br />që u mori jetën mbi 400 njerëzve në Irak<br /><br>
Ka shkuar në 400 numri i viktimave të shkaktuar nga tërmeti  me megnitudë prej 7.3 ballë i cili goditi kufirin verior mes Iranit dhe Irakut.

Agjencia iraniane e lajmeve Isna ka deklaruar se të paktën 400 persona janë plagosur e 6 mijë të tjerë janë plagosur.

Një prej agjencive të ndihmës ka deklaruar se 70 mijë persona kishin nevojë urgjente për strehë pas tërmetit, i cili ishte një nga më të mëdhenjtë këtë vit.

“Isha duke ngrënë darkë me fëmijët e mi kur papritur ndërtesa filloi të dridhej. Fillimisht mendova se ishte një bombë e madhe, por më pas dëgjova dikë rreth meje i cili bërtit ‘tërmet’”, është shprehur një prej banorëve në Bagdad.

Shumë prej viktimave ishin  në qytetin e  Sarpol- e Zahab, rreth 15 kilometra larg kufirit. Spitali kryesor i qytetit ka pësuar disa dëme, duke e bërë edhe më të vështirë dhënien e ndihmën mjekësore për qindra të plagosur.

Shumë banesa të cilat janë të ndërtuara në zonat malore janë në rrezik shembje duke rritur kështu mundësinë e shtimit të viktimave.

[gallery]24658[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online